E Diel, 1 Nëntor 2026

Rezultati i dobët, dorëhiqet kreu i PS-së Korçë

Muharrem Meko (foto Facebook)

Muharrem Meko ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Socialiste për rrethin e Korçës. Meko ishte në mandatin e dytë në krye të PS-së Korçë dhe si pas argumentit të tij largimi ka ardhur për shkak të rezultatit të dobët në zgjedhjet lokale të 8 majit.

“Ndjej përgjegjësi për rezultatet e dobëta që ka arritur partia Socialiste në zgjedhjet vendore”, ka deklaruar Meko.

Në zgjedhjet e fundit lokale PS arriti të fitojë bashkinë Korçë por mori rezultat të dobët në komuna, ku nga 14 fituan vetëm një. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›