Vazhdon rehabilitimi i rrugëve të amortizuara
TIRANE- Bashkia e Tiranës ka nisur fazën e dytë të rehabilitimit të rrugëve të amortizuara të kryeqytetit, ndërsa do të vendosë edhe 577 zgara të pusetave të ujërave të shiut të cilat mungojnë.
Drejtori i Përgjithshëm i Planifikimit dhe Menaxhimit të Shërbimeve në Bashkinë e Tiranës, Taulant Zeneli, gjatë inspektimit të punës në një nga rrugët që po rehabilitohet tha se; Deri tani kanë përfunduar 91 rrugë të parashikuara si emergjente nga Bashkia e Tiranës, mes të cilave është edhe rruga Kujtim Laro, për të cilën ka patur një shqetësim të madh të banorëve
Ai tha se nga puna e deritanishme janë shtruar rreth 12 mijë metra katrorë asfalt.
Zeneli tha se po punohet paralelisht në shumë akse rrugore, ndërsa shtoi se janë marrë parasysh të gjitha sugjerimet e shprehura nga qytetarët, në takimet me Kryetarin e Bashkisë, ashtu edhe përmes letrave, e- maileve apo faqes së facebook-ut, një prej të cilëve është rruga Sadik Petrela.
Sipas tij, ndonëse kjo rrugë është asfaltuar disa herë, vazhdon të jetë tejet e amortizuar, pasi nuk është ndërhyrë në rrjetin e kanalizimeve të ujërave të shiut.