E Diel, 1 Nëntor 2026

Rast studimor i marre ne analize

Skenari

Nëse në maturën shtetërore kanë marrë pjesë 30 mijë studentë dhe janë të renditur nga 1 deri në 30 mijë sipas pikëve që kanë marrë në maturën shtetërore, skema e financimit do të mbështesë me kupon, sistem rimbursimi, vetëm 10 mijë studentët e parë, që do të thotë se 20 mijë studentë do të përjashtohen nga kjo skemë. Studenti i 10 mijë i cili ka përfituar nga skema e financimit në ndryshim me studentin 10.001 që është përjashtuar nga skema e financimit, mund të ndodhë që të mos ketë ndryshim në sasinë e pikëve të fituara në maturën shtetërore, por studenti 10.001 është përjashtuar nga skema e financimit jo për shkak të performancës së tij, por për shkak të pamundësisë së shtetit për ta mbështetur financiarisht. Ky student do t’i duhet ta mbulojë të gjithë koston e studimit me të ardhurat e veta ose të familjes. Të njëjtën gjë do të jenë të detyruar të bëjnë dhe të gjithë studentët të renditur pas tij në maturën shtetërore. Kjo nënkupton që edhe nëse shkojnë në një universitete publik i duhet të mbulojnë të gjithë koston e edukimit me burimet e tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›