Rast tuberkulozi, rrezik karantine
Ferrari rrezikon karantinën. Lajmi publikohet nga "The Sun", që pretendon se gjatë kontrollove mjekësore, një punonjës i stafit teknik rezultoi me tuberkuloz. Gazeta pretendon se ai është një specialist në fushën e fibrave të karbonit. Menjëherë pasi mjekët zbuluan sëmundjen, 25 punonjës të tjerë në Maranelo iu nënshtruan testeve dhe tashmë presin rezultatet. Për dy pilotët, Raikonen dhe Masa, analizat nuk ishin të nevojshme.