Alonso përgatit surprizën në Monako
Fernando Alonso beson se mund të fitojë Çmimin e Madh të Monakosë, edhe pse pranon se Reno nuk është mes tre konkurrenteve të Botërorit në Formula 1. Dy herë kampioni i botës, që në dy edicionet e fundit ka fituar garën në Principatë, është i kënaqur me përmirësimet e bëra në dy javët e fundit. Ai synon t‘i japë fund dominimit Ferrari/MekLaren: "Edhe pse qëndrojmë prapa tyre, Monako është një pistë ku piloti mund të bëjë diferencën".