Rastet e Imoralitetit. Pse të dhunuarat i drejtohen "Fix-Fare" dhe jo Prokurorisë?
Nga Pirro PRIFTI*
Në debatet qoftë të stisura e qoftë të vërteta të realizuara kohët e fundit në media televizive shqiptare për Fenomenin Pango për të cilën kam shkruar në shkrimin e fundit, ka rezultuar se shumica e debutuesve, sidomos ata që kishin debatuar ose marrë në pyetje për herë të parë, ngritën probleme shumë serioze përsa i përket këtij fenomeni, i cili mesa duket qenka masiv dhe i fshehtë në shoqërinë drejtuese të të dy krahëve të politikës, por ndodhi të tilla dëgjohen e përfliten edhe sot në ato komunitete të cilat nëpërmjet autonomisë së tyre sidomos Arsimi i Lartë, Spitalet Universitare (por dhe institucione të tjera autonome) gëlojnë me ngjarje nga më imoralet.
Në kontrast me disa gazetarë bajatë që i bëjnë elozhe njëri-tjetrit duke ftuar dhe duke u ftuar në televizionet respektive për të dhënë mendimet e tyre "të vyera" si "ekspertë" që janë për rastin e imoralitetit (ashtu siç janë "profesionistë" edhe për punët e politikës duke dhënë opinione të parapaguara) e të cilët shprehën "keqardhjen" se si ndodhi ky incident duke thënë sofizma në më të shumtën e rasteve pakuptim, më bëri përshyptje emisioni radiofonik i Adi Kastës, cili intervistoi me telefon për këtë problem femra e meshkuj brenda e jashtë vendit, pra mendimet e njerëzve të thjeshtë, përkundrejt mendimeve të "ekspertëve të seksit", mendimet e të cilëve i morëm vesh si nga vetë Psikologu-matematicien Pango, ashtu dhe nga gazetarë pseudo-investigativë që punojnë e marrin para në disa media televizive për të thënë mendimin e tyre jo të lirë.
Njëra nga idetë e njerëzve të thjeshtë e praktikisht një grua tha pak a shumë: "...ti vijë turp asaj vajze që pranoi të shkonte në shtëpinë e ish- ministrit sepse me këtë mënyrë ajo tregoi që dhe vetë nuk ishte pa faj, sepse një vajzë e mirë nuk vepron ashtu, por nëse ka ngacmim ose ndjen që një epror i shkakton "bezdisje seksuale" të drejtohet në Prokurori për denoncim...".
Mendimi tjetër i interesant i dhënë nga një burrë ishte se "...imoraliteti është një fenomen postkomunist dhe se veprimi i ish- ministrit është i dënueshëm, pavarësisht se procedura e nxjerrjes së kësaj shfaqjeje imoraliteti mund të jetë me shkelje ligjore gjë që mund ti japë ish- ministrit një pafajësi ligjore por jo pafajësi morale...".
Pra këtu qëndron problemi kryesor në luftën kundër imoralitetit:
Së pari është nxjerrja e shkaqeve dhe faktorëve që nxisin imoralitetin në shoqërinë shqiptare.
Së dyti imoraliteti, a është një fenomen selektiv që po "masivizohet" në klasat drejtuese të shoqërisë apo ekziston dhe po lulëzon edhe në të gjithë shoqërinë shqiptare që ka pranuar me gjithë qejf kapitalizmin?
Së treti përse kur ka raste për tu denoncuar për imoralitet nuk shkohet në Prokurori por shkohet tek "Fix-Fare"?
Së katërti, përse në rastet e imoralitetit (por dhe të amoralitetit, ku mund të përfshihet dhe shpërdorimi i detyrës) të denoncuar tek "Fix-Fare", përdoren femra të cilat ishte mirë të denonconin në Prokurori në fillim e pastaj ta denonconin në publik rastin nëpërmjet Medias?
Për pikën e parë, në këtë rast mund të japin mendime të vyera psikologë prej vërteti, e jo psikologë që janë bërë profesorë pasi kanë mbaruar matematikën apo ndonjë gjuhë të huaj etj, gjë që ka ndodhur në Shqipëri menjëherë pas viteve 90. E Psikologë prej vërteti nuk ka në Shqipëri, por po përgatitet një plejadë e mirë e tyre sidomos pas viteve 2000, megjithëse traditë për psikologji nuk ka ende. Këtu mund të japin argumente brilantë pedagogët që përgatisin këta psikologë. Bëhet fjalë për Psikiatrit shqiptarë që për shumë vite me radhë që në kohën e diktaturës por dhe sot e kanë mbuluar dhe e mbulojnë këtë disiplinë sidomos në mjekimin e problemeve të çrregullimeve sociopatike, karakteropatike dhe seksuale të njerëzve (e sidomos kur psikologët bëjnë gafa në trajtimin e njerëzve që kërkojnë ndihmë).
Sepse sot ka dalë e modës që çdokush (sepse është analoge me fjalët e debutuesve të parapaguar, - më kujtohet një frazë hipokrite e ish- diktatorit: "... çdokush e me shkronja të mëdha..."), sidomos nga ata analistët e parapaguar ose nga individët e prenotuar nëpër disa TV private, por dhe në ndonjë gazetë, që dalin (me porosi të dikujt ose duke parapaguar daljen në TV) të sillen si ekspertë psikologë në trajtimin e problemeve duke konfonduar jo vetëm analizat por dhe duke dhënë sinjale të gabuara në trajtimin e fenomeneve sociale përfshi dhe Pango-fenomenin. Përsa i përket pikës së dytë kjo është më komplekse për vetë natyrën e vështirë të denoncimit të një VIP- i, i cili, jo vetëm ka një farë imuniteti nga pushteti, por edhe se "të bën gjëmën" sidomos femrave të gjora. Këtu "Fix Fare" ka rezultat, por që ta bëjë rezultatin më të mirë duhet që personi i dhunuar të bëjë denoncimin në Prokurori e jo të bëjë marrëveshje me Fix- in, se kështu humbet forca goditëse ndaj fenomenit negativ e në këtë mënyrë i lejon VIP- it të mbrohet po me armët e "Fix-Fare".
Dihet që një nga shkaqet e rritjes se imoralitetit sidomos tek femrat është papunësia e për rrjedhojë varfëria; shkak tjetër i rritjes së imoralitetit ne meshkuj është jo vetëm papunësia por në përgjithësi për të dy sekset është mungesa e një familjeje të shëndoshë dhe mungesa e besimit fetar, i cili është një nga faktorët më brilantë të qetësimit të stresit dhe të panikut duke e mbështetur shpresën tek Zoti i cili mund ta shpëtojë si nga varfëria ashtu dhe nga mëkati.
Shkaku i tretë është se shumë meshkuj gjenetikisht apo dhe në mënyrë të fituar (për shkak të prishjes së familjes, apo konflikteve familjare ose të traumave të tjera të rënda të pësuara) janë sociopatë, të cilët nëse sillen dhunshëm në shoqëri, në asnjë mënyrë nuk duhet të përzgjidhen nga politika në drejtim e në poste drejtuese të çdo lloji.
Problemi qëndron se përse shumë Meshkuj që bëhen drejtues (pra të pushtetshëm) bëhen njëkohësisht dhe imoralë?
Disa janë shkaqet; njërën nga ato e përmenda dhe tek shkrimi tjetër: prishja e familjes, stresi nga papunësi, konfliktet e rënda për shkaqe të ndryshme.
Shkaku tjetër është se politika e të dy krahëve në Shqipëri përkrah heshturazi (pra dhe bën lëshime për individët që përzgjidhen nga këto fise të mëdha që mund të mos jenë më të mirët) ende fiset e mëdha për të përfituar votat e këtyre fiseve; megjithatë ky është faktori më i vogël negativ po të shohim traditën shqiptare në të cilën akoma meshkujt sillen si zotër të vërtetë brenda shtëpisë kurse jashtë saj sillen si të emancipuar.
Këta janë më të rrezikshmit për shoqërinë sepse në përgjithësi politikanët mbështeten tek këta individë gjatë fushatave elektorale, i përdorin dhe sigurisht mbyllin sytë përballë dhunës së heshtur familjare që shoqërohet në përgjithësi dhe me imoralitet.
Hipokritë mund të quhen këta njerëz nga shoqëria shqiptare, por nga Psikiatrit quhen sociopatë që janë të shumë llojshëm kryesisht të dhunshëm, gënjeshtarë, hipokritë dhe në përgjithësi shumë qejflinj ndaj shkeljes së kurorës bashkëshortore.
I parë në këtë vështrim, një drejtues i dhunshëm sociopat i zgjedhur nga politika pa kriter, bën gjëmën në administratë e aty ku drejton dhe për fat të keq, kur bisedon me miqtë e tij besnikë numëron se me kë ka shkuar e kujt i ka bërë presion se do ta heqë nga puna po sbëri sex me të, ose dhe lavdërohet kur u thotë miqve që rrinë me gojë hapur në kulmin e ngrënies së drekës e duke fërkuar gjoksin leshator (zakonisht janë hiperseksualë këta njerëz) se: "... e ajo kuçka sma dha prandaj e hoqa nga puna....". Rasti i Pangos është rast i një personi me pushtet që përdor pilulat blu.
Denoncimi i rasteve të Imoralitetit tek shtresa drejtuese duhet të fillonte që me parandalimin, pra duhet të fillojë që tani, me përzgjedhjen e individëve seriozë, me përzgjedhjen e individëve të martuar e me jetë familjare të rregullt, e individëve që gëzojnë respekt në masa por edhe nëse nuk njihen nga masat do të njihen nga kualiteti i tyre profesional, pra duhen të zgjidhen individë profesionistë e teknokratë, gjithashtu mund të zgjidhen dhe individë meritokratë, por dhe kjo duhet të kalojë tek filtri i përzgjedhjes së individ