E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetevendosja fton qytetaret e Decanit te votojne masivisht ne 9 janar

Decan 7 janar 2011 NOA-Levizja Vetevendosje zhvilloi diten e sotme nje tubim ne Decan ku ftoi gjithe qytetaret qe ne 9 janar te gjithe te marrin pjese ne votim.

Lideri i Vetevendosjes Albin Kurti theksoi se nuk do te behet kurrsesi pjese e koalicioneve dhe qeverive teknike per te mos u bere pjese e se keqes.


Ne kete takim Kurti prezantoi kandidaten per deputete nga kjo komune Fetnete Ramosaj.

Ne fjalen e saj Ramosaj i ftoi qytetaret qe jane kunder negociatave te paralajmeruara me Serbine e per sovranitet e zhvillim ekonomik me 9 janar te votojne per levizjen Vetevendosje.
Kandidati tjeter per deputet i Vetevendosjes Visar Ymeri theksoi se Decani eshte nder komunat me te varfra dhe me numrin me te madh te te papuneve ne Kosove dhe sipas tij qe situata te permiresohet duhet te votohet Levizja Vetevendosje.

a.y/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›