elsi do Ronaldon

Ndoshta mund të jenë vetëm fjalë dhe asgjë më tepër, ose thjesht dëshira. Disa media spanjolle shkruajnë se Çelsi i Londrës ka gati 115 milionë euro për kartonin e Kristiano Ronaldos dhe madje, besohet se kjo ofertë është bërë tek Reali i Madridit. Futbollisti 27-vjeçar, i blerë nga madrilenët për 96 milionë nga Mançester Junajtid më 2009, cilësohet si i dyti lojtar më i mirë i kohës pas Lionel Mesit, ndërsa rendimenti i tij në “Bernabeu” është i jashtëzakonshëm.
Më parë, për Ronaldon besohet se u interesua edhe Mançester Siti, madje sheikët u përfol se ishin gati të shpenzonin edhe 150 milionë euro, gjë që tregon se Abramoviç nuk do ta ketë të lehtë.
Nuk dihet nëse Reali do të jetë i gatshëm të privohet nga lojtari më i mirë i tij, gjë që pak besohet për një klub krenar që synon vetëm suksese, por janë shtuar spekullimet lidhur me të ardhmen e Zhoze Murinjos. Trajneri portugez lëshoi një deklaratë dashurie për Interin, gjë që e kishte bërë më parë edhe për Çelsin, ndaj edhe e ardhmja e tij duket gjithnjë e pasigurt.
Largimi i Murinjos ndoshta do të ishte goditja më e madhe për Realin, pasi projekti i presidentit Florentino Perez është mbështetur pikërisht tek drejtimi teknik i trajnerit portugez, me të cilin synon titullin në Spanjë dhe kupën e 10-të të kampionëve.