E Diel, 1 Nëntor 2026

Ratifikimi, shembulli më i mirë i marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve

Kryeministri Berisha i shpreh Presidentit Bush, mirënjohjen për Ratifikimin e protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Kryeministri Sali Berisha i ka shprehur Presidentit të SHBA-ve George W. Bush dhe qeverisë amerikane, mirënjohjen më të thellë për depozitimin e instrumenteve të ratifikimit të protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, nga ana e qeverisë amerikane, duke përmbyllur kështu të gjitha kërkesat ligjore që kërkon ratifikimi i këtij protokolli nga SHBA.
“Qeveria shqiptare vlerëson mbylljen në kohë rekord nga ana e SHBA-ve të kërkesave ligjore që kërkon ratifikimi i protokoll të anëtarësimit në NATO, si shembulli më i mirë i marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve, qeverive dhe popujve tanë, si dhe miqësisë dhe solidaritetit të ngushtë që ekziston mes kombit shqiptar dhe kombit amerikan”, shprehej Kryeministri Berisha nëpërmjet një njoftimi për shtyp.
Kryeministri Berisha bënte ët ditur midis të tjerave se, “dëshiron me këtë rast të ritheksojë vendosmërinë dhe angazhimin e plotë të qeverise shqiptare për të konsoliduar edhe më tej këtë bashkëpunim me aleatin më të madh, strategjik të shqiptarëve, SHBA-në, në të gjitha fushat, si në kuadrin dypalësh, ashtu dhe në kuadër të aleancës euroatlantike”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›