E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ratifikohet marrëveshja me Bankën e Greqisë për shlyerjen e borxhit të jashtëm

>Kuvendi I Shqipërisë miratoi dje p/ligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Bankës së Greqisë".Kjo marrëveshje,e cila ka të bëjë me shlyerjen e borxhit të jashtëm të trashëguar të Shqipërisë kundrejt Bankës Greke ,është nënshkruar në muajin dhjetor të vitit 2008. Ky borxh i trashëguar rrjedh nga marrëveshja ndërmjet Bankës së Shtetit Shqiptar dhe Bankës së Greqisë e vitit 1987 dhe arrin në 7, 574 550.97 dollarë si rezultat I interesave të këtij borxhi.  Në dispozitat e marrëveshjes parashikohet që shlyerja e borxhit , i cili përbëhet nga principali 3 012 955.91 dollarë dhe interesat 4 561 595,06 dollarë të paguhet me 10 këste.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›