E Diel, 1 Nëntor 2026

Bode: Miratimi i raportit të marrëveshjes me FMN inkurajim për të vazhduar me reforma

>Ministri i Financave, Ridvan Bode, dje,gjatë punimeve të seancës plenare të radhës në Kuvend e cilësoi miratimin përfundimtar të rishikimit të gjashtë dhe të fundit të marrëveshjes të bashkëpunimit të FMN-së me qeverinë shqiptare si një inkurajim për të ecur në rrugën e reformave. Sipas Bodes, përveç këtij miratimi të fundit, "Shqipëria plotësoi me sukses të plotë marrëveshjen trevjeçare". Kreu i financave publike theksoi se Bordi i Drejtorëve të FMN-së evidentoi tre elementë kryesore të suksesit shumë të mirë të programit trevjeçar me FMN-në, që kanë të bëjnë me fuqizimin e administrimit të të ardhurave buxhetore, plotësimin me sukses të axhendës së privatizimeve, si dhe përmirësimin e dukshëm të klimës për biznesin.  Këto tre elementë, sipas Bodes, kanë qënë tre elementët kryesorë që i krijuan mundësinë qeverisë Shqiptare të performojë në cilësimin "shumë mirë" në kuadër të kësaj marrëveshje me FMN-në .
Qeveria shqiptare ka vendosur të mosrinovojë më marrëveshje të tilla me FMN-në, por ta mbajë këtë institucion financiar ndërkombëtar vetëm në rolin e konsulentit..Marrëveshja trevjeçare me Fondi Monetar Ndërkombëtar u nënshkrua në shkurt të vitit 2006 me të drejtën për të përfituar deri në 25.4 milionë dollarë. Kjo marrëveshje, ndër të tjera, ishte formuluar me qëllim që të mbështeste rritjen ekonomike, të forconte aftësinë paguese të qeverisë, e të zhvillonte më tej sistemin financiar vendas.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›