Berisha përgënjeshtron vetveten, rritja ekonomike 6 përqind

>Letra e Berishës, Bodes dhe Fullanit rrëzon shifrat bombastike së rritjes ekonomike 9.9%
Fondi Monetar Ndërkombëtare publikon një dokument, ku qeveria shqiptare pranon se rritja reale ekonomike e Shqipërisë për vitin 2008 ka qenë vetëm 6 për qind dhe jo m렠 e madhe sikundër pretendon kryeministri Berisha. Sipas kësaj letre, deficiti buxhetor gjatë vitit 2008 ka qenë rreth 5.2 përqind të PBB duke qëndruar brenda parametrave të pacaktuara nga qeveria shqiptare. Në këtë dokument qeveria shqiptare prezanton para FMN objektivat e saj për zhvillimin ekonomik të vendit për vitin 2009., ku në sy bie parashikimi i deficitit buxhetor në nivelin e 4.2 përqindëve në saj të një politike prudente në drejtim të menaxhimit të financave. Letra e mirëkuptimit është një dokument zyrtar, pjesë e procedurës se marrëdhënies qeverise me FMN-se, e cila mban datën 8 janar me firmën e kryeministrit Berisha, ministrit te Financave Bode dhe guvernatorit Fullani. Në këtë dokument thuhet: Shqipëria ka vazhduar të ruajë stabilitetin makro-ekonomik. Në vitin 2008 inflacioni në vend ishte i ulët dhe rritja ekonomike e kënaqshme në nivelin rreth 6 për qind. Edhe deficiti buxhetor ishte brenda objektivave të rëna dakord me FMN. Ne letrën, me anë të cilës autoritetet shqiptare njohin Fondin Monetar me ecurinë e ekonomisë së vendit, qeveria pranon edhe faktin se gjatë këtij viti, treguesit ekonomike të vendit mund te përkeqësohen si pasoje e krizës globale. Politikat tona në vitin 2009 do të vazhdojnë të kenë si qëllim ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe rritjes së kënaqshme. Ne presim disa përkeqësime të shkaktuara nga ambienti i jashtëm, me rënien e kërkesës së eksporteve, tkurrjen e dërgesave të emigrantëve dhe shtrëngimin e financimeve te huaja, thuhet më tej. Autoritetet me te larta shqiptare i bëjnë të ditur në letër Fondit se sistemi financiar në vend është në një pozicion të mirë dhe sektori bankar mbetet likuid dhe me fitime. Por, po në letër qeveria pranon një tjetër problem të hershëm të ekonomisë, që është sektori energjetik. Edhe pse kemi bërë progrese të dukshme, targeti i vendosur për të arritur një norme efektive të arkëtimeve me 62 për qind, u realizua 60 për qind ose 2 pikë më pak deri në fund të tetorit. Megjithatë ne po progresojmë drejt privatizimit të OSSH dhe shumë shpejt presim që të mbyllim edhe kontratën e shitjes. Synimi është që brenda vitit 2014 të arrijmë të arkëtojmë 82 për qind të energjisë totale që hidhet neërrjet, shkruhet ne letër. Gjithashtu dhe procesi i privatizimit të INSIG ka avancuar shumë. Sipas këtij dokumenti, gjysma e të ardhurave nga ky privatizim do të përdorën për shlyerjen e borxheve dhe gjysma tjetër do të përdoret në projekte rrugore primare.
FMN mbyll marrëveshjen dhe aprovon një fond prej 3.6 milion USD
Bordi ekzekutiv i IMF-s përfundoi shqyrtimin final të performancës ekonomike dhe financiare lidhur me marrëveshjen tre vjeçare Ulja e Varfërisë dhe Zhvillimin e Infrastrukturës (PRGF), si dhe mbi Shtrirjen e Fondeve për Infrastrukturën (EFF).
Kjo marrëveshje, me shifër monetare prej 25.4 milion USD, u stimulua më datë 1 shkurt 2006. Gjatë diskutimit te Bordit Ekzekutiv për Shqipërinë, z. Murilo Portugal Drejtori Manaxherial i Deputetëve, deklaroi: "Autoritetet shqiptare janë për tu lavdëruar në lidhje me performancën mbi programin e shpërndarjes se fondeve. Prirja e tyre për politikat ekonomike dhe progresi i bëre në fushën e reformave strukturale, i kanë berë të mundur Shqipërisë rritje te mëdha dhe inflacion te ulet. Forcimi i kësaj administrate, ne prag te përmbushjes së planit te privatizimit dhe përmirësimi i kushteve te biznesit, janë te mirëpritura. "Megjithatë, sistemi ekonomik global është në rënie dhe turbullirat financiare kane rritur prekshmërinë si pasojë e eksporteve të ulëta dhe ngushtimit të konditave financiare, konsolidimi fiskal i mëtejshëm do te jete çelësi i përforcimit te ekonomisë, thotë përfaqësuesi i FMN. Pozicioni i ngushtë fiskal gjatë vitit 2009, për të cilin autoritetet janë te bindura, do të ndikoje ne uljen e financimit buxhetor te nevojshëm për garën e zhvillimit. Sipas FMN, kontrolli i shpenzimeve, shtyrja e prerjeve te kontributeve sociale dhe rritja e kostos se energjisë elektrike te eksportuar, do te ndihmoje ne pozicionin financiar. "Progres deciziv në fushën e infrastrukturës publike, veçanërisht te asaj energjetike, është një prioritet baze. Fillimi i suksesshëm i procesit te privatizimit te kompanisë energjetike ishte një hap përpara, finalizimi i shitjes se kësaj kompanie do te krijoje një mundësi ne uljen e vjedhjes se energjisë dhe do te siguroj energji ne terma kohore te mesëm", tha Z.Portugal.