Dyrrachium II, një vëllim për antikitetin e Durrësit
>Përfundimet e gërmimeve "të emergjencës" të periudhës 2001-2007 në qytetin antik të Durrësit janë përfshirë në vëllimin Dyrrachium II.Ky botim është përgatitur nga një grup specialistësh shqiptarë dhe italianë, të cilët drejtohen nga prof. Afrim Hoti. Vëllimi Dyrrachium II përmbledh artikuj shkencorë mbi stratigrafinë e farit të zbuluar tre vjet më parë në qendër të qytetit; statujën e Tellusit (Gea) e zbuluar gjatë hapjes së themeleve të një pallati, gjendjen e sotme të fortifikimeve të Durrësit dhe mermerët e muzeut arkeologjik të qytetit.
Vëllimi ka 160 faqe dhe është shkruar në gjuhën italiane. Këto artikuj janë përkthyer shqip tërësisht ose pjesërisht. Dyrrachium II mbyllet me shkrimin Vizion mbi të ardhmen urbanistike të Durrësit, autorë të të cilit janë specialistët Sara Santoro dhe Barbara Sassi, të universitetit të Parmës (Itali) dhe Afrim Hoti. Në vëllimin e dytë të këtij botimi shkencor kanë paraqitur studimet e tyre arkeologët shqiptarë dhe italianë Adrian Anastasi, Brikena Shkodra, Elvana Metalla, Bonazzi, Lazzarini, Martini, Montana, Monti Pavia, Shehi dhe Buzo. Vëllimi Dyrrachium II do të publikohet nga Shkolla Arkeologjike Italiane e Athinës, e cila botoi shtatorin e kaluar vëllimin e parë të kësaj vepre që i kushtohej amfiteatrit të Durrësit. Kjo vepër do të plotësohet me dy vëllime të tjerë ku do të pasqyrohet puna e arkeologëve shqiptarë dhe të huaj në qytetin antik të Durrësit. Në qytetin Durrësit gjatë kësaj kohe janë zhvilluar disa ekspedita arkeologjike,të cilat kanë zbuluar dhe vlera të reja që kanë lidhje me antikitetin e qyteti bregdetar. Një ndihmesë në këto ekspedita ka qenë dhe ndihma e specialistëve dhe arkeologëve italianë.