Fondi Monetar çel fondin 3.6 milionë dollarë si ndihmë për Shqipërinë
30/01/2009 Konfirmohet kalimi nga vend me të ardhura të ulëta në vende me të ardhura mesatare
Një fond prej 3,6 milionë dollarë është miratuar nga Bordi ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar si ndihmë për Shqipërinë. Ministria e Financave njoftoi se FMN-ja ka miratuar ndërkaq edhe raportin e rishikimit të gjashtë dhe të fundit të marrëveshjes për rritjen ekonomike dhe zbutjen e varfërisë me vendin tonë. Madje, përfundimi i kësaj marrëveshje konfirmon kalimin e Shqipërisë nga një vend me të ardhura të ulëta në një stad të ri, të vendeve me të ardhura mesatare. “Autoritetet shqiptare duhet të përgëzohen për performancën shumë të mirë gjatë programit të mbështetur nga FMN-ja. Zbatimi i politikave të mira ekonomike dhe progresi në reformat strukturore kanë bërë të mundur që Shqipëria të ruajë rritje të lartë ekonomike dhe të mbajë një nivel të ulët inflacioni”, – mësohet të jetë shprehur Murilo Portugal, zëvendësdrejtori i FMN-së që kryesoi mbledhjen e Bordit Ekzekutiv. Marrëveshja trevjeçare me Fondi Monetar Ndërkombëtar u nënshkrua në shkurt të vitit 2006 me të drejtën për të përfituar deri në 25.4 milionë dollarë. Kjo marrëveshje, ndër të tjera, ishte formuluar me qëllim që të mbështeste rritjen ekonomike, të forconte aftësinë paguese të Qeverisë, e të zhvillonte më tej sistemin financiar vendas. Sipas Ministrisë së Financave, Bordi i drejtorëve të FMN –së ka përgëzuar Shqipërinë për performancën shumë të mirë gjatë programit trevjeçar. “Ne provuam në këto tre vite bashkëpunimi vështirësi të mëdha, tregu botëror u përfshi nga një presion hiperflacionist, rritje çmimesh, në një periudhë 2-vjeçare dhe së fundi ekonomia botërore ndodhet në një krizë financiare. Sigurisht që Shqipëria për shkak të masave të ndërmarra në bashkëpunim me Fondin, u prek më pak nga këto kriza, qoftë nga rritja e çmimeve, qoftë nga kriza e fundit financiare. Të gjitha këto janë rezultat i një bashkëpunimi të frytshëm me FMN –në”, - është shprehur ministri i Financave Ridvan Bode, gjatë mbylljes së marrëveshjes me FMN-në.
Marrëdhëniet
Në fillim të janarit të këtij viti Qeveria vendosi të mos vazhdojë më marrëveshjet me FMN-në, në të njëjtin status që kanë pasur deri më tani. Qeveria është shprehur se do të gjejë formë të tjera bashkëpunimi me Fondin Monetar Ndërkombëtar, një prej të cilave është mbajtja e institucionit financiar ndërkombëtar në rolin e konsulentit. “Ne i japim fund kësaj mënyre bashkëpunimi për të gjetur forma të reja të bashkëpunimit me Fondin”, - është shprehur Ridvan Bode.