Rauli kërkon falje për turpin me Liverpulin
Madrid - Kapiteni Raul është i pari që merr guximin t’i kërkojë falje tifozëve për humbjen e turpshme të Realit në transfertën e Liverpulit. “Mbretëresha e Europës” u shpartallua 0-4 nga ekipi anglez, duke rrëzuar kështu përtokë nderin e saj në arenën ndërkombëtare. Në historinë e futbollit zor se mund të gjendet një humbje kaq e thellë për skuadrën spanjolle, e cila ka arritur ta fitojë plot 9 herë kompeticionin më të madh të kluveve.
“U kërkoj falje tifozëve, sepse nuk ishim në lartësinë e duhur. Liverpuli ishte superior në të gjitha aspektet, dhe nuk mund të justifikohemi me gabimet e arbitrit në dy golat e parë, -shprehet kapiteni i skuadrës së Realit. -Gjithesesi, duhet ta ngremë menjëherë kokënlart, sepse të shtunën kemi një ndeshje të rëndësishme për kampionat”.