Raundi i dyte i zgjedhjeve parlamentare ne France fitojne socialistet
Socialistët në Francë kanë marrë mazhorancën absolute në Parlament në zgjedhjet parlamentare franceze. Të dhënat e para konfirmohen nga agjencia franceze e lajmeve. Ky rezultat i siguron partisë së Fransua Hollande deri në 326 vende nga 577. Partia Socialiste në këtë mënyrë nuk ka nevojë për mbështetjen e të Gjelbërve për të qeverisur dhe mbi të gjitha as të së Majtës Radikale, që ka një qëndrim shumë të ndryshëm mbi ekonominë dhe Europën. Sipas këtyre të dhënave ky është dhe rezultati më i mirë në historinë moderne të socialistëve francezë. Në këtë mënyrë Hollond nuk do të ketë nevojë për mbështetjen në parlament të të Gjelbërve apo të ekstremit të majtë. Pjesëmarrja në votime ëshët cilësuar e ulët 55.9%. Partia e Sarkozi dhe aleatët e saj kanë fituar 234 vende ndërsa Fronti Kombëtar i Lë Pen 4 vende. Nga ana tjetër ish partnerja e presidentit francez, Segolen Ruajal ka pranuar humbjen ndaj kandidatit tjetër socialist, por e ka cilësuar këtë humbje si një tradhti politike.