E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagime në OKB për pavarësinë e Kosovës


Muaji shtator pritet të jetë një muaj plot zhvillime të rëndësishme për shtetin më të ri të Kosovës. Muajin e ardhshëm Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet të debatojë mbi të ardhmen e Kosovës. Pas një lufte dy-vjeçare me Serbinë, në vitin 1999 Kosova u fut nën proktetoratin e Kombeve të Bashkuara, dhe pastaj në vitin 2008 shpalli pavarësinë. Muajin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e OKB-së mori vendimin se shpallja e pavarësisë ishte në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Në vazhdim, reagimet mbi vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën.
Shpallja e pavarësisë së Kosovës u prit me gëzim të madh në rrugët e kryeqytetit të saj, Prishtinës. Por jo në Serbi ku shumë njerëz e konsiderojnë Kosovën pjesë të atdheut të tyre. Udhëheqësit serb thonë se pavarësia e Kosovës ka sfiduar sovranitetin e Serbisë dhe ka minuar ligjin ndërkombëtar. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk është
"Deklarata e pavarësisë e 17 shkurtit 2008 nuk e ka shkelur ligjin ndërkombëtar."Vendimi i Gjykatës Botërore nuk ka fuqi detyruese, por udhëheqësit e Kosovës vendimin e gjykatës e cilësojnë si një hap të rëndësishëm drejt njohjes ndërkombëtare të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në OKB. Gjashtëdhjetë e nëntë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Japoninë dhe shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian, e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Thomas Valasek punon në organizatën Qendra për Reforma Evropiane në Londër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›