Ronaldo kalon testet, gati transferimi te Milani

Albania Sport (AS) - Ronaldo kaloi testet mjekësore e nevojshme në prag të kalimit të tij te Milani nga Reali i Madridit. Ronaldo e kaloi natën e së enjtes në një hotel në Milano për të kryer në mengjezin e së premtes testet mjekësore në një klinikë pranë Komos. Një seri tjetër analizash u kryen në qendrën stërvitore të Milanit në Milanelo. Burime nga klubi i Milanit konfirmuan se sulmuesi brazilian i kaloi testet, por pa dhënë asnjë detaj më shumë. Milani kishge bërë një ofertë sulmuesit 30-vjecar. Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galiani, pohoi se ai do të udhëtojë të hënën e ardhsme drejt Madridit për të finalizuar transferimin.