E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagimet për shkarkimin e kreut të SHISH

“Berisha po uzurpon te gjitha institucionet kushtetuese. Shqipëria po i largohet BE-se dhe standardeve të NATO-s. Shqipëria po shkon drejt modelit Lukashenko” , deklaron Fryma e Re Demokratike. Kjo parti thotë se kambanat e alarmit po bien për qytetarët shqiptarë dhe faktorin ndërkombëtar.

Ndërkohë, mediat citojnë edhe Ambasadën Amerikane të ketë reaguar, por deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar. Një burim i nivelit të lartë në ambasadën amerikane i tha Zërit të Amerikës se njoftimin për lirimin nga detyra të Shaqirit e kishin mësuar nga lajmet. “Koha dhe arsyeja përbëjnë pikëpyetje”, thotë burimi.

Për rastin reagoi edhe Partia Aleanca Kuqezi, duke ironizuar se tashmë qytetarët po përgjohen nga Partia Demokratike. "U bëjmë apel qytetarëve të kenë kujdes sepse përgjohen nga Partia Demokratike. Në Shqipëri nuk ka më institucione, por seksione të Partisë Demokratike. Tani Shërbimi Informativ transformohet në shërbim të Partisë dhe me emërimin politik të Visho Likës, Berisha nis gjuetinë e përgjimeve dhe ndjekjeve", thuhet në deklaratë. /Start/

                                                                                             2012-08-09 19:23
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›