E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestuesit kalojnë edhe natën e dytë jashtë

Autori i Lajmit: Redaksia
Protesta e organizuar nga Partia Socialiste dhe partitë e tjera të opozitës për hapjen e kutive të 28 qershorit dhe transparencën e votës hyn sot në ditën e tretë të saj. Një grup deputetësh të PS-së, dhe vetë kryetari socialist Edi Rama të mbështetur dhe nga qindra qytetarë kanë kaluar natën e dytë jashtë para godinës së Kryeministrisë në sheshin “Dëshmorët e Kombit”. Protestuesit janë akomoduar në 25 çadrat e mëdha dhe të bardha të montuara në bulevard, të tjerë kanë lëvizur në këmbë përgjatë gjithë bulevardit. Të ardhurit nga qarqe si Korça, Elbasani, Peshkopia, Tepelena, Gjirokastra, apo Vlora, përbënë grupin e parë të protestuesve që kaluan natën jashtë. Të ndarë sipas qarqeve e rretheve, grupe-grupe, ata që ishin caktuar për të qëndruar natën e së premtes duke gdhirë dita e djeshme, ajo e shtunë, kanë shtruar poshtë çadrave edhe copa të mëdha polisteroli, janë mbuluar me batanije, ndërsa disa të tjera janë ulur në stola.
Ky lajm është publikuar: 22/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›