Marko Bello: “Ligji i Dosjeve”, antikushtetues
Deputeti i Partisë Socialiste Marko Bello, ka deklaruar se kjo parti nuk e njeh ligjin e dosjeve pasi sipas tyre ky ligj është antikushtetues dhe se do të presë qëndrimin që do të mbajë Gjykata Kushtetuese.
TIRANE- Pas vendimit për të çuar ligjin për hapjen e dosjeve në Gjykatën Kushtetuese, socialistët paralajmërojnë se nuk do të marrin pjesë në komisionin e verifikimit të mandateve që duhet të ngrihet në bazë të ligjit.
Në një konferencë për shtyp, deputeti i PS-së Marko Bello u shpreh se “Partia Socialiste e quan antikushtetues këtë ligj dhe ne nuk bëhemi palë me një ligj që shkel hapur Kushtetutën e vendit. Ne këtë ligj do ta ankimojmë në Gjykatën Kushtetuese dhe do të presimin vendimin e kësaj gjykate”.
Socialistët kanë akuzuar kryeministrin Berisha dhe qeverinë se nëpërmjet spoteve televizive, po gënjejnë për investimet në rrugët e Shqipërisë. Deputeti Bello ka bërë një pasqyrë të detajuar të segmenteve rrugore ku jo vetëm nuk po punohet, por ku realiteti i investimeve është krejt i kundërt nga ai që propagandohet.
Bello theksoi se “për të kuptuar s si e ka katandisur jugun e vendit kjo qeveri, mjafton të shikosh hyrjen dhe daljen në Rrogozhinë, hyrjen dhe daljen në Lushnjes, hyrjen dhe daljen nga Fierit ku ura e dëmtuar ka 4 vjet që pret për tu investuar ”. Më tej Bello shtoi se “e njëjta situatë ndodh edhe në qytetin e Vlorës, Ballshit, Patosit të Tepelenës, për t’mos përmendur rrugën prej 5 km në hyrje të qytetit te Çorovodës”. (a.r/news24/balkanweb)