Gjykata ‘arrest me burg’ për Arben Lazen
TIRANE- Gjykata e Krimeve te Renda ka dhënë sot vendimin për presidentin e klubit të “Elbasanit”, Arben Laze, i akuzuar për trafikik ndërkombëtar narkotikësh. Sipas këtij vendimi, Laze do të qëndrojë në ambientet e paraburgimit deri në përfundimin e hetimeve.
Gjykata ka caktuar masën e sigurisë së "arrestit me burg" ndaj Arben Lazes
Gjatë seancës gjyqësore presidenti i Elbasanit ka kundërshtuar akuzën e ngritur ndaj tij nga Prokuroria, ndërkohë që, avokati i tij ka kërkuar masë më të lehtë sigurie për të, kërkesë kjo e rrëzuar më pas nga trupa gjyqësore.
Arben Laze u arrestua bashkë me tre persona të tjerë, disa ditë më parë në operacionin policor të koduar "Mesfushori", i organizuar nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, si të dyshuar në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
(e.n /start/balkanweb)