E Diel, 1 Nëntor 2026

Reagimi i Ditziut, nuk zgjidh dot ngatërresën e Edvinit me qytetarët

Aksioni i Bashkisë së Tiranës, për të rrafshuar disa banesa mbrapa hotel Tiranës, me pretekstin se janë pa leje dhe bëhen në kuadër të planit rregullues të sheshit “Skënderbej”, ka ngjallur një reagim të ashpër, por ajo që duket e çuditshme dhe absurde është tendenca e disa hispanikëve për të mbrojtur autorët e krimit edhe atëherë kur krimi shihet me sy.
Një nga deputetët që ka përqafuar politikën e bojkotit dhe rrafshimit, Ditzi Bushati, u shpreh dje se ndërhyrja e fadromave të Bashkisë është e ligjshme, duke përforcuar qëndrimin e Edvinit se zona në rrugën “Bardhok Biba”, është e mbushur me ndërtime pa leje, në një kohë kur kjo zonë njihet si një ndër më të vjetrat në kryeqytet.
Apelit të Ministrisë së Mjedisit dhe asaj të Kulturës, për të ndërprerë punimet në sheshin qendror dhe aksionin shkatërrues të Bashkisë së Tiranës, duke filluar nga banesat e qytetarëve, edvinistët i përgjigjen me ironi, duke e hequr veten e tyre nga çdo përgjegjësi, për kasaphanën urbane që janë duke gatuar.
“Bashkia para se të nisë punën në sheshin qendror të Tiranës ka marrë lejen fillimisht nga Instituti i Monumenteve”, tha Ditziu, në një kohë kur Ministria e Kulturës faktoi të kundërtën dhe për më tepër se Bashkia po zbaton politikën e shkatërrimit.
Deklarata e Ditziut shkon deri aty se thotë se “ky projekt transformues po tentohet të merret peng nga qeveria, edhe për të larguar vëmendjen nga kriza e rëndë e keqqeverisjes”, por harron të përmendë se pse i janë bërë ndryshimet planit rregullues dhe për më tepër pse nuk dërgohet në KRRT, për të marrë aprovimin ligjor. është e qartë se Ditziu doli në media, thjesht sa për të kryer porosinë e Ramës, pasi vetë ky i fundit vazhdon të fshihet pas “gjethes së fikut”, duke shijuar shkatërrimin e kryeqytetit shqiptar...
Por, kjo nuk mbaron me kaq. Kryetarit part-time të Bashkisë, i është hapur një tjetër front përballje me qytetarët, të cilëve ai u ka lëshuar ultimatumin që të lëshojnë shtëpitë e tyre, pasi në të kundërt do të veprojë forca e fadromave dhe ekskavatorëve.
Reagimi i qytetarëve pritet të jetë edhe më i ashpër, pas protestave të djeshme, çka do të rrisë më maksimum betejën me institucionin po tenton betonizimin pa plan dhe në bazë të interesave të Koços dhe Dashit, rikonstruksionin e sheshit “Skënderbej”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›