E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja, Atentatori, ndoshta i njohur i deputeti Xhindi

Mendohet se autori pasi ka kryer vrasjen është larguar falë errësirës, në një rrugicë mes dy magazinave, që ndodhen pas shtëpisë së deputetit socialist Fatmir Xhindi në Roskovec të Fierit. 9 të shoqëruar që kanë dijeni për ngjarjen. 

FIER- Të dhënat e fundit nga hetimet paraprake të grupit të ekspertëve hetimorë që po merren me zbardhjen e vrasjes së deputetit socialist Fatmir Xhindi, mbrëmë në Roskovec të Fierit, bëjnë të ditur se autori i vrasjes mund të ketë qenë fare pranë viktimës. Nga ekzaminimet e fundit të provave mësohet se autori ka qëlluar deputetin me kallashnikov në një largësi prej dy metrash. Sipas burimeve nga policia deputeti mund të ketë qenë duke hapur portën e banesës kur është qëlluar pas shpine me automatik kallashnikov.

Ekspertët mjeko ligjorë kanë konstatuar se deputeti socialit ka gjetur vdekjen nga 6 plumba kallashnikovi, ndërsa në vendngjarje janë gjetur 10 gëzhoja plumbash automatiku. Burimeve të cilat i referohet tv NEËS24 bëjnë të ditur se “Personi i cili ka qëlluar mund të ketë qenë i njohur i deputetit, dhe ky i fundit nuk mund të kishte pritur se do të qëllohej, ose autori i ka qenë i mirëmaskuar dhe pasi e ka qëlluar ka mundur të largohej nëpër rrugicat qorre të qytetit të vogël duke përfituar dhe nga errësira”.

Mendohet se autori pasi ka kryer vrasjen është larguar falë errësirës, në një rrugicë mes dy magazinave, që ndodhen pas shtëpisë së deputetit socialist Fatmir Xhindi në Roskovec të Fierit. Policia bën të ditur se janë 9 të shoqëruar, si persona të cilët kanë qenë me deputetin socialist, apo e kanë takuar atë, gjatë orëve të pasdites së të shtunës, para se të ndodhte atentati.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›