Vrasja, Berisha: Cdo përpjekje që autorët të vihen para ligjit
Kryeministri i shpreh ngushëllimet më të thella familjes, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij, PS e Parlamentit. Berisha: Qeveria do bëjë çdo përpjekje që autorët e këtij akti mizor të gjinden sa më parë e të marrin dënimin e duhur.
TIRANE- "Vdekja e deputetit Fatmir Xhindi nga një akt barbar dhe kriminal, është një ngjarje e rëndë dhe shokuese për Fierin dhe mbarë vendin. Deputeti Fatmir Xhindi gjatë veprimtarisë së tijparlamentare në tre legjislaturaështë dalluar nga përkushtimi, përgjegjshmëria dhe serioziteti në përmbushjen e detyrë së tijtë rëndësishme të ligjvënësit"- thuhet në njoftimin për shtyp të kryeministrisë
Kryeministri Berisha dënon me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal të shëmtuar dhe i shpreh ngushëllimet më të thella familjes, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij,Partisë Socialiste dhe Parlamentit.
Më tej kryeministri Berisha siguron se qeveria do të ndërmarrë të gjitha masat dhe do bëjë çdo përpjekje që autorët e këtij akti mizor të gjinden sa më parë dhe të vendosen para drejtësisë në mënyrë që të marrin dënimin që meritojnë.
(s.g/BalkanWeb)