Sali Berisha ka rezervuar për Edvinin me 28 qershor, të njëjtin fund politik si atë të Kristaq Ramës e Spiro Kolekës
Partia Demokratike ka reaguar pas daljes publike në ekranin “Ora-neës” të kreut të PS-së, një dalje që s’paraqiti alternativë, por veç akuza e sharje për liderin e mazhorancës, Sali Berisha. “Për shkak të detyrës ndoqa mbrëmë monologun tmerrësisht monoton dhe të mërzitshëm të Z.Rama, tha sot për mediat, zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli. Por në fund të monologut mbi 3 orësh të tij, doli se Z.Rama kishte qenë aq bindës sa nga 1200 qytetarë që votuan në sondazhin e emisionit, 52,7% votuan për Partinë Demokratike. Por meqenese PD nuk ishte e perfaqësuar ne emision duket se ato ishin vota proteste ndaj Edi Rames, prandaj edhe PD uron që mediat të transmetojnë çdo natë monologje të Edvinit, theksoi zonjusha Mëhilli. Së dyti: Z.Rama faktoi se është ai autori i artikujve të gazetave të tij për marrëveshjen për përcaktimin e kufirit ujor më Greqinë. Pra njësoj siç bëri me orën e Bushit e përdori këtë gjë për të zhurmuar vizitën e suksesshme të Karamanlisit. Ai përsëriti në monologun e pasdarkës të gjitha akuzat e formuluara çdo ditë në mediat e tij. Ai deklaroi se marrëveshja nuk është transparente, se nuk dinte pikën bazë të përdorur për matjet, ndonëse 2 herë nga autoritetet kopetente është shpjeguar qartë para mediave, vijon deklarata.
Po meqënëse Rama ka sy por nuk sheh, në fund të konferencës po ju dorëzoj një kopje të marrëveshjes që t’ia dërgoni në Bashki dhe në Partinë Socialiste, tha Mëhilli. Në monologun e tij 3 orësh Rama vetëm për një gjë kishte të drejtë, në sulmet dhe urrejtjen kundër Berishës, sepse ky i përmbysi pushtetin mizor komunist të babait dhe e bëri këtë pikërisht në kohën kur ai nga karrigia e anëtarit të presidiumit të kuvendit popullor firmoste edhe pas rënies së murit të Berlinit për ekzekutime të intelektualëve dhe qytetarëve kundërshtar të regjimit diktatorial.
Rama si pinjoll i familjeve të nomenklaturës komuniste nuk mund të harrojë kurrë, nuk mund t’i falë kurrë Berishës përmbysjen e sistemit komunist, pushtetin e babait e dajove të tij anëtarë të Byrosë Politike.
Por Sali Berisha siguron se më 28 Qershor do t’i rezervojë Z.Rama fundin e paraardhësve të tij".