Reagimi i PS
Zyra e Shtypit e Partisë Socialiste përgënjeshtron shkrimin e publikuar dje në gazetën “Shqip” me titull “Edi Rama: Ta flakim Berishën, do të na vjedhë zgjedhjet lokale”. Citimi i përdorur në titullin e këtij shkrimi nuk reflekton fjalën e mbajtur nga kryetari i PS, Rama në protestën e zhvilluar në Gjirokastër.
Citimi i saktë i kryetarit të PS është: “Sali Berisha mban të fshehur armën me të cilën vrau zgjedhjet e shkuara dhe në rast se ne nuk e nxjerrim nga ato kuti për ta flakur e për ta bërë të papërdorshme, do të vjedhë edhe zgjedhjet e ardhshme”.
#