Reagimi i drejtorit të Policisë Bashkiake
Zyhdi Dajti
Ne si institucion kemi për detyrë të mbrojmë çdo qytetar, çdo subjekt, çdo institucion, kur cenohet prona, kur kryhen ndërtime të paligjshme, kur vihet në rrezik jeta e qytetarëve.
Ne bëjmë parandalimin e punimit. Për rastin e dëmtimit të institucionit të “Top Channel”, ne morëm informacion se po prishej godina e këtij institucioni. Morëm masa për verifikim në vendngjarje. Kur shkuam atje, gjetëm rojën e objektit dhe një punonjës të institucionit. Njoftuam Policinë e Rendit. Detyra e policisë bashkiake në këtë rast është njoftimi i institucioneve të tjera përkatëse, për të kryer të gjitha veprimet dhe procedurat e mëtejshme. Objekti ishte për t’u bërë problem, sepse kishte vendosur në rrezik jetën e punonjësve. Vlerësuam se dëmi ishte i madh, i konsiderueshëm. Si pasojë e prishjes së godinës kishte edhe dëmtime të tjera, objekte.
#