Gjilani, drejt rivotimit
Zgjedhjet
Meqenëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ia doli të vendosë për Komunën e Gjilanit, për shkak të mungesës së votave të nevojshme, kjo komunë do të duhej që automatikisht të hynte në rivotim, sikurse Prizreni dhe Lipjani, thotë ish-kryetari i KQZ-së, Zait Xhemajli. “Për mua është e pakuptimtë që të bëhen konsulta shtesë, për arsye se vendimi ose merret, ose nuk merret. Sipas mendimit tim, nuk ka vendim për certifikimin e rezultateve, andaj nuk e kuptoj se çfarë konsulta shtesë duhet të bëhen”, është shprehur Xhemajli për REL. Ish-kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor tha se rrugëdalja e vetme nga kjo situatë është respektimi i udhëzimit të 19 dhjetorit të Komisionit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (KZAP), i cili sugjeronte shpalljen e rivotimit për të tri komunat, pra Prizrenin, Lipjanin e Gjilanin. Xhemajli konsideron se, meqë nuk ka vendim, duhet të shkohet në rivotim edhe për Gjilanin dhe duhet të lihen mënjanë ngjyrimet politike në këtë proces.
#