Reagimi/Fatos Hoxha: Partia e Topit do dështojë sepse drejtohet nga dështakë

Në një intervistë dhënë dje, deputeti demokrat Fatos Hoxha u shpreh se partia e re e Bamir Topit nuk i rriskon asnjë votë Partisë Demokratike, pasi aty janë mbledhur të gjithë dështakët. Nisur nga largimi i deputetit Gazmend Oketa, nga grupi parlamentar i PD-së, Hoxha tha se ndikimi i partisë së re të Topit, do jetë zero. “Ndikimi i partisë së re do të ketë ndikim zero. Të jeni të sigurt që kjo parti do të dështojë. Partia Demokratike është parti përfaqësuese dhe ka vlerat e saj elektorale. Ata janë njerëz të dështuar, që kurrë në jetën e tyre nuk i kanë thënë një herë të vetme punës “mirëmëngjes”. Ata nuk kanë bërë asnjë lloj pune dhe gjithçka që pretendojnë se e kanë arritur, e kanë pasur dhuratë nga z.Sali Berisha. Ata veçse janë katapultuar në karriget që kanë mbajtur, pa pasur asnjë meritë të tyren. E përsëris, gjithçka e kanë marrë si dhuratë nga kryeministri Berisha dhe asgjë nuk e kanë merituar”- tha z.Hoxha. Duke u ndalur posaçërisht në largimin nga grupi parlamentar demokrat, të deputetit të Durrësi, Gazmend Oketa, Hoxha tha se largimi i tij ishte i pritshëm, por ky person ka marrë nga PD detyra që s’i takojnë. “Kur një njeri merr detyra që nuk i takojnë, siç ka ndodhur me rastin e ish-zëvendëskryeministrit dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, z.Gazmend Oketa, detyra këto të pamerituara, sigurisht që ky do të ishte përfundimi dhe shpërblimi që do t’i bënte forcës politike që ia besoi këto funksione”. Sipas tij,