Reagon Ambasada e SHBA-ve: ”Do të japim ndihmën tonë”
Shpërthimi i depos së municioneve në fshatin Gërdec ka shqetësuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë dhënë mesazhin e tyre të solidaritetit. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar duke u shprehur: “Do të jemi pranë shqiptarëve për të kaluar këtë ngjarje të rëndë”. Ambasada ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të japin ndihmën e tyre. “Mendimet dhe zemrat e popullit amerikan janë me ushtarët dhe të tjerët të prekur në këtë incident. Stafi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të jetë në kontakt me zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar për të vendosur se çfarë ndihme mund të japim”, - thuhet në deklaratën zyrtare të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.
17 Mars 2008