Reagon Berisha Opozita ka qellim vetem bllokimin

Kryeministri Sali Berisha, nga New Jorku, ku po merr pjesë në punimet e sesionit të 66 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, foli edhe për situatën në parlamentin shqiptar , ku për shkak të qendrimit të opozitë snuk po miratohen ligjet me 3/5. Ai deklaroi se kërkesa e opozitës për rishyqrtimin të këtyre ligjeve është një pretekst për të jusftifikuar bllokimin.Sipas kryeministrit, Shqipëria ka një problem, tani që është bërë botërisht i njohur, që qëndron në faktin se opozita nuk do të votojë, por do ta përdorë dhe e ka përdorur pushtetin e vet për të bllokuar.
“Tani opozita ka shpallur se do të angazhohet në reformën zgjedhore, gjë të cilën ne e mirëpresim, por ka shpallur se nuk do të votojë ligjet me 3/5 dhe ka vendosur një seri kushtesh e ultimatumesh, për të cilat, natyrisht, mendoj se janë qëndrime që kanë qëllim të justifikojnë qëndrimin e saj të mëtejshëm bllokues”, tha Berisha.
Kreu i qeverisë shqiptare tha se një ndër cështjet kryesore të bisedimeve në takimet e tij mbetet Kosova, njohja e pavarësisë së saj nga shtete që ende nuk kanë marrë një vendim të tillë.
“Ka një mirëkuptim në rritje për njohjen e pavarësisë së Kosovës, sikundër nuk mund të mohohet se tensionet e krijuara në veri dhe raporti i Dick Martit që ka transkriptuar në 80 përqind të tij, siç thotë vetë Prokurori i Përgjithshëm i Serbisë, raportin e Vukçeviçit, ka krijuar edhe ai një lloj shtjellimi që do të kthjellohet tërësisht pas hetimeve serioze që do të ndërmarrë EULEX, hetime që ne i kemi mirëpritur plotësisht”, theksoi ai.
Gjatë punimeve të asamblesë së përgjithshme të OKB –së por dhe në drekën e shtruar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon, në selinë e Kombeve të Bashkuara, kreu i qeverisë shqiptare pati takime me kryetarë të delegacioneve, kryeministra dhe ministra të Jashtëm të vendeve të ndryshme, më të cilët shkëmbeu mendime mbi çështje me interes dypalësh dhe të përgjithshëm. Një prej tyre ishte edhe ai homologun malazez Igor Lukshiç, në të cilin të dy ritheksuan rëndësinë e eliminimit të të gjitha barrierave për të mundësuar lëvizjen tërësisht të lire të mallrave dhe qytetarëve midis dy vendeve, por edhe me vendet e tjera të rajonit.
Taulanta Boja