Kodet ne rend dite PS nuk jep konsensusin ne Parlament

Opozita i ofron mazhorancës një paketë kushtesh me 10 pika në këmbim të 84 votave në Parlament. Kreu i grupit kuvendor socialistë, Gramoz Ruçi kërkoi nga demokratët të pranojnë paketën të cilën e propozuan mëngjesin e të enjtes në konferencën e kryetarëve. Nga ana tjetër, kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli ftoi opozitën që të enjten e ardhshme të votojnë ligjet me 3/5 në Kuvend.
“Në reflektim të kërkesave që kemi ne dhe të kthimit të parlamentarizmit u kemi çuar një paketë. E keni në tavolinë. Shumë mirë do të kishte qenë që sot të diskutonim dhe t’i jepnim një mesazh Brukselit”, tha Gramoz Ruçi, kryetar i grupit parlamentar, PS.
“Unë kam respekt për burrat. Ata e mbajnë fjalën. Ndaj ne themi fjala e burrit. Ata nuk gënjejnë, të paktën kështu thuhet. Por, tre javë më parë, zoti Rama tha se do të votojnë, 3 ditë më parë tha që të hiqen nga agjenda, pra, nuk do të votojnë. Të ndalim shfaqjen politike dhe të bëjmë vepra konkrete për statusin”,tha Jozefina Topalli, kryetare e Parlamentit.
Në paketën e socialistëve, specifikisht në pikën 6 të propozimeve të tyre, opozita i kërkon mazhorancës të negociojnë për emrin e ardhshëm të Presidentit të Republikës. Replikat për këtë çështje nuk munguan as në sallën e parlamentit mes Gramoz Ruçit dhe Astrit Patozit.
“Kemi qenë ne në pushtet. Kemi qenë edhe në maxhorancë. Kemi patur edhe shumicën e cilësuar për të zgjedhur presidentin me 84 vota, por u ulëm, një javë të tërë negociuam me ju dhe pranuam propozimin dhe ofertën tuaj”, theksoi Ruçi.
“Sot, gjithashtu për herë të parë kemi hasur dhe në oferta të reja që të nisim negociatat për presidentin e ardhshëm dhe për disa çështje të tjera që artikulohen për herë të parë. Ne, zotërinj të opozitës ua themi qartë dhe pastër, nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë pazar me integrimin”, tha Patozi.
Parlamenti votoi me 69 vota pro dhe 56 kundër ligjin për menaxhimin dhe riciklimin e mbetjeve urbane. Ndërsa ligji për shërbimin veterinar mori 68 vota pro dhe 48 kundër nga ana e opozitës.
Erjon Ajazi