Protesta e taksisteve te ndalen taksite e palicensuara

Drejtuesit e taksive në kryeqytet protestuan në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve për t’i dhënë fund konkurrencës së pandershme nga taksitë e palicensuara. Ata kërkojnë edhe përcaktimin e vendqëndrimeve të posaçme për ta.
Taksistët thonë se në pjesën më të madhe të rrugëve, vendet e tyre zaptohen nga automjete të tjera. Padrejtësi kondiderohet nga ata edhe deformimi i çmimeve të tregut nga taksitë e palicensuara. Kjo protestë - u shprehën organizatorët - nuk është e para dhe do të vazhdojë, pasi deri tani institucionet nuk e kanë dëgjuar zërin e taksistëve.