E Diel, 1 Nëntor 2026

Reagon Gallup International

04/06/2005  Meril James, sekretare e Përgjithshme e Gallup international, shprehet:

„Në lidhje me komentet e fundit të bëra për sondazhet e opinionit publik të mbajtura në Shqipëri dhe spekulimet rreth agjencive të studimit që i drejtuan ato; duket e arsyeshme të sqarojmë si më poshtë: BBSS dhe index Albania janë anëtare të organizatës Gallup international. Gallup international është themeluar zyrtarisht në vitin 1947 fillimisht me 11 anëtarë, dhe Georg H Gallup është Presidenti i parë.

Ajo është regjistruar zyrtarisht në Zyrrih, në Zvicër, me rreth 60 anëtarë dhe ka aksione në kërkime në rreth 100 vende. BBSS është anëtari bullgar i Gallup që në vitin 1993 dhe ka dhënë prova të mëdha në sondazhe zgjedhore në Bullgari dhe në zonën e Ballkanit. Ligjërisht nuk është e lidhur me Gallup Organisation me qendër në SHBA.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›