E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon Oketa: “Rruga drejt NATO-s nuk ka kthim mbrapa”



Gjatë ditës së djeshme ka reaguar dhe ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, i cili është shprehur se rruga drejt anëtarësimit të vendit në NATO nuk ka kthim mbrapa.
Oketa ka deklaruar se Shqipëria është e vendosur të arrije qëllimin e saj për të qenë së bashku me vendet e tjera të aleancës. Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa ka pranuar faktin se anëtarësimi i vendit drejt Bashkimit Europian dhe NATO-s është një proces i cili ka vështirësitë e saj dhe sigurisht që ka kosto. Por ministri është shprehur i bindur se vendi do të dijë t’i përballojë këto nisma. Vetëm pak muaj në postin e ministrit të Mbrojtjes Oketa tha se tashmë Shqipëria ka hyrë në një rrugë reformash të cilën do të
bëjë të pamundur ta realizojë deri në fund. “Do të dimë të mbajmë ritmin e reformave”, - ka theksuar Oketa.

1 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›