E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon PD-ja, pas shtrembërimeve edviniste të vendimit më të fundit të qevrisë

“Me shpifje dhe trillime, Edi Rama nuk mund të fshehë dyfishimin e pagave dhe pensioneve”

Partia Demokratike ka hedhur poshtë deklaratat e djeshme të Partisë Socialiste për vendimin e marrë nga qeveria për rritjen e pensioneve. Në një reagim për mediat, zëdhënësja e kësaj partie theksoi se rritja e ndërmarrë nga qeveria, është rritja më e madhe në historinë e vendit. “Vetëm pak orë pasi qeveria vendosi rritjen më të madhe të rrogave dhe pensioneve në historinë e vendit, me të cilën ajo realizon në 4 vjet, dyfishimin e rrogave dhe pensioneve të mësuesve, infermierëve e mjekëve, realizon dyfishimin e pensioneve në fshat dhe rritjen e tyre në qytet më shumë se 50 %, Edi Rama me fushatën e tij të shpifjeve dhe trillimeve mashtron sot me gojën e një zëdhënësi fatkeq se çmimi i bukës është rritur 140 % në një kohë kur në të gjitha dyqanet e Tiranës dhe mbarë vendit ajo blihet 660 lekë përafërsisht me çmim të njëjtë nga ç’blihej 4 vjet më parë”, u shpreh zëdhënësja e PD-ës. Ndërkaq ajo e ka vlerësuar si trillim, pretendimin se çmimi i energjisë është rritur me 140 %, ndërsa ka shtuar se rritja e çmimit është kompensuar 100 % për 300 kilovat orët e para. “Shqiptarët i kanë harruar prej kohësh ditët e gjata të territ gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste, por Edi Rama dhe vartësit e tij kanë mbetur në errësirën e shpifjeve dhe mashtrimeve”, tha më tej zëdhënësja e selisë blu. Vetëm pak orë më parë Nënsekretari për Programin Politik në PS, Ilir Beqja, u shpreh se rritja e pagave dhe pensioneve ishte është shumë e vonuar. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›