E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon PDIU: “Votat e qytetarëve shqiptarë, një zë i fortë kombëtar në të gjithë vendin”

14-05-2011 / Gazeta 55

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përmes një komunikimi me mediat ka falenderuar të gjithë qytetarët që i kanë besuar votën e tyre një partie me profil të qartë kombëtar në vend. Ardit Bido, Drejtori i Marrëdhënieve Publike i PDIU-së theksoi se votat e qytetarëve janë përgjegjësi dhe detyrim për Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, që të vijojmë rrugën tone të partisë kombëtare dhe garant i dinjitetit të shqiptarëve. “Ne ju sigurojmë se vota juaj do të jetë një votë për një zë të fortë kombëtar në të gjithë vendin, kudo ku na keni besuar fitoren e kandidatëve tanë”, u shpreh Bido, Drejtori i Marrëdhënieve Publike i PDIU-së. ai nënvizoi po ashtu se votat e PDIU janë vota të pastra, fal besimit të qytetarëve shqiptarë tek fryma dhe parimet tona, duke shtuar se PDIU, nuk ka asnjë votë të kurrrkujt. “Rezultatet e PDIU-së në bashkitë dhe komunat ku ka kandiduar janë pozitive. Kandidatët e PDIU-së kanë fituar garën në Bashkitë Librazhd, Sukth dhe Rrogozhinë, si edhe në komunat Markat dhe Shushicë”, bëri me dije Bido.
Më tej ai informoi opinionin publik se Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet rezulton forcë e parë politike në Bashkinë e Delvinës dhe në disa komuna. PDIU është  forcë e dytë në Bajram Curri, Peqin, Kashar dhe një sërë komunash. Forcë e tretë politike në qendra të mëdha të vendit si Vlorë, Durrës, Fier, Sarandë, Rrëshen, si edhe në bashkitë Shijak, Sukth, Cërrik, Patos, Konispol e në një pjesë të konsiderueshme të komunave të vendit. Në Tiranë, si edhe në bashkitë Berat, Elbasan dhe Lushnjë, PDIU është afirmuar forcë e katërt politike. Duke përfunduar këtë deklaratë për shtyp, Drejtori i Marrëdhënieve Publike i PDIU, Bido theksoi se këto vota qytetarët shqiptarë ia kanë besuar një force politike që ka vendosur në radhë të parë kombin shqiptar.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›