E Diel, 1 Nëntor 2026

Reagon PS: Berishatë heqë dorë ngadjegia fletëve

TIRANë- Nënkryetarja e Grupit Socilasit, Vasilika Hysi ka reaguar në lidhje me dekalratën e kryeministrit Berisha, në të cilën thekson se është i gatshëm të bashkëpunojë me opozitën për hetimin e zgjedhjeve.

“Më në fund Sali Berisha pranoi domosdoshmërinë e hapjes së kutive dhe hetimit të zgjedhjeve të 28 qershorit, e cila ka rënë në vesh të shurdhër. Sigurisht, që u desh plot një vit që kryeministri të kuptonte rëndësinë dhe legjitimitetin e kërkesës së opozitës, kërkesë e cila muaj pas muaji gjeti gjithmonë e më shumë mbështetjen e partnerëve dhe faktorit ndërkombëtar. Por, më mirë vonë se kurrë”, - deklaron Hysi.

Në reagimin e saj deputetja e PS i kujton kryeministrit se duhet të pranojë hapjen e kutive duke lënë mënjanë idenë për djegien e tyre.

Në këtë moment është tejet e rëndësishme që jo vetëm të bëhet transparenca e plotë e zgjedhjeve të 2009, por që Sali Berisha, pas pranimit të kërkesës për hapjen e kutive, të heqë dorë nga ideja qesharake për të djegur fletët e votimit.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›