Ridënohet Zani Caushi, edhe 18 vjet të tjera burg
Autori i Lajmit: red.
Gjykata e Tiranës dënon edhe me 18 vjet burg Zani Çaushin. Dënimit të përjetshëm i janë shtuar dje edhe 18 vjet të tjera burg. Togat e zeza gjykuan në mungesë edhe 4 persona të tjerë, që u shpallën fajtorë për vrasje, rrëmbim personi, vjedhje me armë dhe krijim të bandave të armatosura. I forti i Vlorës është dënuar për veprat penale të vrasjes, rrëmbimit të personit dhe vjedhjes në tentativë. Çaushi u shpall fajtor për vrasjen e Bernard Duçkës, Niko Borakut dhe vëllezërve Neritan dhe Edmond Dednika, si dhe veprën penale të rrëmbimit të personit. Caushi akuzohet se, në bashkëpunim, ka rrëmbyer dhe keqtrajtuar shtetasit Artur Gjoshi, Pëllumb Petriti, Foto Kola dhe Sokol Kamberi. Burime nga gjykata bënë të ditur se bashkë me Çaushin, të akuzuar për të njëjtat vepra penale ishin edhe 4 persona të tjerë, për të cilët Gjykata dha këto vendime në mungesë: Dorian Saliu - 22 vjet heqje lirie, Hair Hiraj - 5 vjet heqje lirie vetëm për veprën penale të vjedhjes në tentativë, Skerdian Bajrami - 5 vjet heqje lirie, kurse Renato Çerçizi u shpall i pafajshëm, për secilën nga veprat penale që u akuzua. Sipas të njëjtave burime, mësohet se Zani Çaushi ishte kreu i një prej bandave në qytetin e Vlorës. Ai është i dënuar tashmë me burgim të përjetshëm, ndërkohë që dje përfundoi gjykimi për akuza të tjera në Gjykatën e Tiranës. Çaushi njihet si kreu i bandës së Çoles në të cilën bënin pjesë edhe Dorian Saliu, Renato Çerçizi, Skënder Bajrami dhe Hair Hiraj. Zani i Vlorës është i vetmi i vënë në pranga. Ata u akuzuan se kanë kryer një sërë veprash të rënda penale, nga ajo e vrasjes e deri tek rrëmbimi i personit dhe vendosjes së gjobave për lirimin e tyre.
Ky lajm është publikuar: 03/02/2009