Maqedonët vërshojnë Adriatikun
Nga Express më 16 qershor 2011 në ora 11:44
Agjencitë turistike në Maqedoni theksojnë se bregdeti shqiptar pritet të jetë në qendër të vëmendjes nga klientët e tyre.
Agjencitë turistike në Shkup gjithashtu theksojnë se për çdo sezon janë të fokusuar më së tepërmi edhe për rivierën shqiptare, për shkak të interesit të lartë të qytetarëve.
Riviera shqiptare pritet të ketë rritje të turistëve, sidomos të tërheqjes së atyre që preferojnë bregdetin grek. Në Greqi flitet se deri më tani janë anuluar një numër i madh i rezervimeve turistike nga pushues nga e gjithë bota, për shkak të trazirave të fundit dhe pasigurisë së shtuar nga kaosi dhe kriza financiare.