E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shenja të mira

Nga Express më 16 qershor 2011 në ora 11:24

Ekonomistët e disa prej bankave më të mëdha të Shteteve të Bashkuara thonë se pritet që ekonomia të përmirësohet gjatë 6 muajve të ardhshëm.

Një raport i bërë publik nga Shoqata e Bankierëve Amerikanë, parashikon se rritja e prodhimit të brendshëm do të jetë 3% deri në fund të vitit dhe do të qëndrojë në këto nivele edhe gjatë 2012-ës.

Sipas kësaj shoqate, kjo rritje do të ndikojë në hapjen e 2 milionë vendeve të punës këtë vit dhe hapjen e 2.5 milionë vendeve të reja, vitin e ardhshëm.

Sipas këtij raporti, kjo rritje mund të ulë papunësinë, nga 9% që ishte në muajin maj të këtij viti, nën 8% në fund të vitit 2012.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›