KQZ zëvendëson anëtarët e PS-së

Në kohen kur edhe vetë rikompozimi i KQZ-së mund të jetë pjesë e paketës së kushteve të opozitës për të hyrë në zgjedhjet vendore, mazhoranca në këtë komision vendos zëvendësimin e anëtarëve dhe sekretarëve të komisioneve zonale të administrimit të votave, të cilët sipas shortit i takonin partisë më të madhe në opozitë, socialistëve. Në mbledhjen e radhës së KQZ-së ku edhe këtë herë munguan 3 përfaqësuesit e opozitës, u përzgjodhën 66 emrat e ardhur nga shoqëria civile, duke e zhvendosur kështu vendimmarrjen nga vullneti i PS-së në këto KZAZ, tek njerëz jo politike. Komisioni qendror miratoi gjithashtu formatin dhe ngjyrën e fletëve të votimit që do të përdoren për zgjedhjet vendore të 8 majit. Ato nuk do të ndryshojnë shumë nga formati i procesit të fundit elektoral.
Shpërndaje