E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu: Mbështetje prokurorisë

Ambasadori amerikan në Tirane, Aleksander Arvizu, e quan serish 21 janarin, një ngjarje të tmerrshme për Shqipërinë, dhe rithekson domosdoshmërinë e hetimit të pavarur e të pandërprerë nga prokuroria. Gjate një vizitë në Vlorë, diplomati i Uashingtonit, deklaroi mbështetje edhe në vazhdim për organin e akuzës me qellim, zbardhjen e së vërtetesës të 21 janarit, me pasojë 4 viktima. ?Ajo që ndodhi në 21 janar, ishte një gjë e tmerrshme për vendin, katër persona vdiqën atë ditë. Ne opinionin tim ata nuk duhet të kishin vdekur. Kishte mbi 100 të plagosur, kishte qytetarë, kishte dhe policë. Prokuroria duhet lënë të hetojë në mënyrë të paanshme. Me anë të ftesës së prokurores, ne si ambasade, po japim ndihmësen tonë, për të ndihmuar ekipin. Ne kemi punuar shumë ngushtë me të dhe me të vërtetë e mbështesim shumë, që ky hetim të bëhet sa më shpejt. Është shumë e rëndësishme që ky hetim të bëhet, në mënyrë të drejtë, të logjikshme, sa më shpejt dhe pa ndërhyrje?. Lidhur me zgjedhjet e ardhshme vendore, ambasadori Arvizu nënvizoi se ato duhet ë zhvillohen në përputhje me kushtetutën dhe standardet e kërkuara. Diplomati riktheu në vëmendje edhe zgjedhjet e shkuara, por pranoi se kane pasur disa probleme. ?Është shume e rëndësishme që këto zgjedhje të mbahen në 8 maj, siç e kërkon dhe kushtetuta shqiptare. Për mua është e rëndësishme dhe me shumë kuptim ta them këtë jashtë Tiranës, në Vlorë, që nuk është kryeqyteti i Shqipërisë. Është një mundësi për qytetaret, në rastin tonë të Vlorës, të zgjedhin drejtuesit e tyre. Para 20 vjetësh shqiptaret larguan komunizmin dhe nuk duan ta shohin atë përsëri. E dimë dhe jemi të gjithë koshiente që ka patur disa probleme dhe me parë në lidhje me zgjedhjet. Por ja që dhe në Amerikë, kemi probleme. Zgjedhjet dhe politika duhet të merren shumë seriozisht. Ato japin zgjidhje dhe shqiptaret e meritojnë një të tillë?. Diplomati Arvizu nënvizoi se zgjedhjet e 8 majit, duhet të arrijnë standarde më të larta se ato të shkuarat. Shba-të tha ambasadori, do të mbështesin Shqipërinë në mbarëvajtjen e zgjedhjeve, madje ambasada amerikane do të zhvillojë dhe një konkurs për sloganin më të mirë të zgjedhjeve të 8 majit.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›