E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarri shkrumbon dhjetera hektare me pyje dyshohet e qellimshme

Flaket e zjarrit kane perfshire dje dhjetera hektare pyje ne zonen e Pukes nderkohe qe dyshimet e para te policise jane per nje zjarrvenie te qellimshme duke marre parasysh kohen e ftohte dhe me reshje ne kete zone. Zjarri u perhap ne menyre te menjehershme ne oret e mesdites ne nje pyll malor prane fshatit Cele te qytetit te Pukes qe ndodhet ne kufi mes Pukes dhe Kukesit. Ne vendngjarje jane shfaqur edhe forcat zjarrfikese te cilat jane vene menjehere ne pune per shuarjen e tij por me sa duket nderhyrja e tyre per shuarjen e flakeve eshte tejet e veshtire pasi zona ku ka rene zjarri ndodhet ne nje shpat mali. Vatra e zjarrit eshte perhapur ne siperfaqe te medha pyjore i ndihmuar edhe nga shkurret. Policia e Pukes ka nisur hetimin e ngjarjes dhe sipas te dhenave te para dyshohet se zjarri eshte ndezur ne menyre te qellimshme nga barinjte e zones nje piste kjo e njohur edhe per zona te tjera te vendit ku barinjte i vene zjarrin qellimisht kullotave e pyjeve zjarrvenie qe kane vene ne pranga shume autore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›