E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga kater autoreve te vjedhjes se 100 metrave kabllo

Kater persona jane vene ne prangat e policise se kryeqytetit pasi akuzohen per vjedhjen e 100 metrave kabllo nentokesore ne ambientet e magazines qendrore te Operatorit te Sistemit te Shperndarjes ne Tirane e cila arrin vleren e 800 000 lekeve. Lajmi eshte bere i ditur mbremjen e djeshme nga te dhena te policise se Tiranes sipas te cilave sherbimet e Parandalimit dhe te Hetimit te Krimit te Komisariatit te Policise nr. 1 Tirane kane arrestuar Emiliano Gjonin 18 vjec Emiliano Rrapushi 18 vjec Sadik Rrapushin 18 vjec si dhe Elvis Tralajn 18 vjec qe te kater me banim ne Tirane. Policia sqaroi se kapja dhe me pas arrestimi i tyre u krye sepse pergjate oreve te vona te mbremjes se henes dyshohet se kane vjedhur ne bashkepunim me njeri-tjetrin afro 100 meter kabllo nentokesor ne ambientet e magazines qendrore te Operatorit te Sistemit te Shperndarjes ne Tirane e cila arrit vleren e 800 000 lekeve. Aktualisht nga Strukturat e Hetimit te Krimit po punohet intensivisht per zbardhjen e dokumentimin e te tjera vjedhjeve te realizuara nga ky grup me kete tendence kriminale. Nderkohe qe ndaj tyre eshte marre masa e arrestit ne flagrance per konsumim te vepres penale te Vjedhjes ndersa materialet i kaluan prokurorise per hetime te metejshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›