Reaktoret berthamore ne Europe standarte te reja sigurie
143 reaktorët bërthamore të Europës duhet të përballen me standarde të reja të sigurisë. Kështu kanë rënë dakord ministrat europianë të energjisë, por për momentin, testet e rezistencës do të mbeten një opsion vullnetar për shtetet dhe nuk do të detyrohen me gjoba.
Ministrat të mbledhur në Bruksel për krizën japoneze, kanë debatuar për kushtet e sigurisë së centraleve në Europë dhe pranë saj. Austria bëri thirrje javën e kaluar për testimin e tyre ndaj katastrofave natyrore.
Gjermania pezulloi shtyrjen e afatit të punës së centraleve të veta, madje edhe Franca që merr 80 për qind të energjisë nga centralet bërthamore ka rënë dakord për standarde të reja.