E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real-Coentrao, gati ndarja

Real Madridi nuk ka vend për Fabio Coentraon. Sipas të përditshmes sportive spanjolle Marca, mbrojtësi i majtë portugez është duke kaluar sezonin e tij të fundit me gjigantin madrilen.

Madje, Coentrao mund të mos e përfundoj fare këtë të tashmin pasi spekulohet se mund të shitet gjatë afatit kalimtar të janarit. 24 vjeçari ka humbur statusin e titullarit të pazëvendësueshëm dhe thuhet se qysh në janar mund të largohet nga Santiago Bernabeu.

Tani, nuk mbetet asgjë tjetër përveç të priten zhvillimet e ardhshme për futbollistin i cili në Real erdhi nga Benfica më 2011 për 30 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›