E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho e do Hernandezin

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Javier Hernandez është shndërruar në objektiv të Real Madridit.

Sipas medieve angleze, ylli meksikan është i pakënaqur me paraqitjet e rrallë për skuadrën e Sir Alex Fergusonit dhe mund të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Në ndërkohë, Reali me në krye trajnerin Jose Mourinho thuhet se ka shprehur interesim për sulmuesin i cili mund të jetë i dobishëm si mbulesë për Gonzalo Higuainin dhe Karim Benzeman por edhe mund të luajë rol në pozita tjera të repartit ofanziv.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›