E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpëtimtari Hart

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini beson se portieri Joe Hart e shpëtoi ekipin nga humbja kundër Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve.

Reprezentuesi anglez bëri disa pritje të shkëlqyeshme para se Mario Balotelli të shënonte golin e barazimit 1-1 nga penalltia në minutën e fundit të kohës së rregullt, që i siguroi Cityt pikën e parë. “Joe na shpëtoi. Ai u paraqit shumë mirë. Ne e merituam të pranojmë tre ose katër gola. Nuk luajtëm mirë”, deklaroi Mancini për BBC Sport.

“Nuk e di nëse ishte paraqitja më e mirë nga një portier në histori të futbollit por ishte fantastike”, shtoi ai. Kurse, Hart mori lëvdata edhe nga sulmuesi i rivalit Manchester United, Wayne Rooney i cili shkroi në Twitter: “Joe Hart ishte i shkëlqyeshëm. Ai është portieri më i mirë në botë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›